Τransformojmë Parkun e Navarinos në një Kënd të Madh Lojrash

Këndi i fundit i lojrave në Eksarhia ndodhet në Parkun Navarino.

Na ndihmoni që ta zgjerojmë. https://www.firefund.net/parkonavarinou

Në zemër të lagjes Eksarhia, Parku i vetë-menaxhuar Navarino merr frymë, luan, krijon dhe ëndërron. Kundër pronës monopolistike të hapësirës, Parku parashtron të drejtën për të përbashkëtat dhe i shërben një nevoje të veçantë sociale: ekzistencës së hapësirave publike dhe krijuese.

Në një parking të braktisur mbollëm pemë, bëmë një kopsht, krijuam një hapësirë ​​për evente kulturore-politike dhe ndërtuam një kënd lojrash. Edhe pse i vogël, ky është tani për tani këndi i vetëm lojrash në Eksarhia. Pas një dekade përpjekjesh të guximshme dhe kundër varfërimit e rrënimit, Parku po merr një formë të re.

Vetë prindërit e lagjes organizohen dhe aktivizohen, kujdesen për hapësirën, ndërtojnë lodra dhe koordinojnë eventet e fëmijëve. Në historinë e Parkut si një vend i hapur takimi dhe bashkë-krijimi, këndi i lojrave bëhet një model i vetëorganizimit shoqëror.

Ky dinamizëm mbresëlënës dhe ndikimi pozitiv në Eksarhia na frymëzon të kthejmë Parkun në një kënd lojrash të madh. Do të shtohen:

  • lisharse për fëmijët
  • konstrukte për fëmijët
  • tabela basketbolli
  • tavolinë ping-pongu
  • ujitje automatike
  • stola
  • tavolina
  • gardh
  • përmirësim i ndriçimit

Përdorimi i Parkut nuk përjashton askënd. Ai do të mbetet i hapur për prindër, gjyshër e fëmijë, të vegjël e adoleshentë, ndërkohë që do të zgjerohen funksionet e shumëfishta të hapësirës për përdorim të përbashkët të lagjes, e më gjerë. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.

Ajo që na nxit të vazhdojmë është efekti pozitiv i vërtetë, jo teorik, që puna jonë ka në formimin e qëndrimeve, të ndërgjegjes, praktikave dhe në jetën e përditshme. Është në dorën tonë të përfitojmë nga perspektivat të reja që na hapen. Nëse nuk luftojmë për të krijuar utopitë që ne ëndërrojmë, ato kurrë nuk do të ekzistojnë. Ne ju ftojmë të na përkrahni në këtë përpjekje.

Parku i Vetë-menaxhuar Navarino

E-mailparkingparko@espiv.net

Websitehttps://parkingparko.espivblogs.net

FacebookΑυτοδιαχειριζόμενο Πάρκο Ναυαρίνου / Navarinou self-managed park

YouTube channelParko Navarinou

Twitter@pnavarinou